Një person e ka plagosur veten dje derisa ka tentuar të gjuajë në drejtim të dikujt tjetër, te restoranti “Swiss”, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari me inicialet L.K., i lindur në vitin 1982, të cilit iu gjet arma që dyshohet se është përdorur në rast.
I dyshuari e ka plagosur veten derisa dikush po tentonte që t’ia largojë armën nga duart.
Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Një pistoletë të tipit “Glock” nr.serik WAA 843 dhe një gëzhojë.
Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/