image Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan

news image

Disa gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të 8 majit në fshatin Shalë të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se dy persona të panjohur e kanë provokuar një të mitur dhe më pas kanë shtënë me armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të revoles me gaz.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit./Gazeta Sinjali/