image Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik, plagoset një person

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik, plagoset një person

news image

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Doganaj të Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar nënkoloneli në drejtorinë e policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Ai bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

“Pas orës 18:00, është plagosur një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë tonë janë në vendin e ngjarjes, duke bërë ekzaminimet. Jo, ende nuk janë identifikuar. Tre dëshmitarë janë shoqëruar në stacion policor”, tha Shabani./Gazeta Sinjali/