Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri në dy vende në Gjakovë, nga një veturë në lëvizje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një sinjalizuesi në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët e kanë rrethuar vendin me shirita rrethues.
Ai po ashtu ka thënë se aty është parë edhe ambulanca.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Gjakovës, nga e cila thanë se i njëjti ka shtënë me armë zjarri te pompa e derivateve “Shell”, afër rrethit në rrugën Gjakovë – Prishtinë dhe te rruga “Wasley Clark”, në këtë qytet.
“Po, ka pasur gjuajtje me armë zjarri afër pompës “Shell”, dy herë dhe tri herë në rrugën “Wesley Clark” nga e njëjta veturë. Nuk ka persona të lënduar. Policia ka dalë në vendet e lartcekura dhe ka gjetur disa gëzhoja të armës. Personi në fjalë nuk është identifikuar ende”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Ende nuk dihet nëse personi në fjalë kishte dikë në shënjestër kur shtiu me armë zjarri.
Policia njofton se ka hapur rast “shkaktim i rrezik të përgjithshëm” dhe se janë në veprim e sipër për të identifikuar personin e dyshuar dhe për të zbardhur rastin./Gazeta Sinjali/