Mesditën e djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Komoran të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilëve gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.