Dy persona janë plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbrëmë, në një kafene në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq.
“Rreth orës 22:42 policia është njoftuar se në kafenenë “Amnesia” me shumë gjasa ka mbetur i plagosur një person, më pas njësitet kanë dalë në terren”, tha Radoviq.
Ai bëri të ditur se gjatë incidentit dy persona janë plagosur me armë zjarri – njëri në kofshë dhe tjetri me gishtin e këmbës.
“Hetimi është duke vazhduar, detajet tjera rreth këtij rasti do të bëhen të ditura më vonë pas marrjes së informatave më të sakta dhe më të plota”, u shpreh Radoviq për Mitropol./GazetaSinjali/