image Gjuajtje me armë në Kolovicë

Politikë

Gjuajtje me armë në Kolovicë

news image

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kolovicë të Prishtinës, për shkak se kishin shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës dy të dyshuarit kishin shtënë ajër me armë, ku më pas nga Policia e Kosovës janë konfiskuar 10 copë fishekë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjete dhe konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishek. Dy të dyshuarit me atë armë kishin shtënë disa herë në ajër dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Sinjali/