Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen Emshir të Prishtinës, ku dikush po dyshohet se ka gjuajtur për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, që kanë njoftuar se rasti është raportuar dhe tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por akoma s’kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.