image Gjuajtja me armë në rrugën Deçan - Pejë, ndalohen dy persona

Siguri

Gjuajtja me armë në rrugën Deçan – Pejë, ndalohen dy persona

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se në rrugën Deçan – Pejë ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Derisa një burim i tha Sinjalit se ka pasur të shtëna me armë zjarri, nga Policia në Pejë thanë se ka qenë vetëm përleshje fizike mes dy personave.

E në lidhje me këtë, janë arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në ndalim.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se përleshja ka ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares”, por tha se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri.