image Prishtinasi gjuan me armë zjarri dhe ikë - Sinjali

Prishtinasi gjuan me armë zjarri dhe ikë

news image

Ndërrimi i motmoteve u festua mbrëmë pothuajse në të gjitha familjet kosovare, mirëpo disa festës ia bashkangjitën edhe disa të shtëna me armë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrahim Beqiri” në kryeqytet. Atje një person ka gjuajtur me armë.

Siç mëson Sinjali, në vendngjarje Policia i ka gjetur disa gëzhoja dhe është në kërkim të të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se në lidhje me këtë është hapur rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërsa Policia e Kosovës sot ka dalë me komunikatë, ku ka thënë që 31 dhjetori ka kaluar kryesisht qetë me disa persona të lënduar lehtë si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin