Ndërrimi i motmoteve u festua mbrëmë pothuajse në të gjitha familjet kosovare, mirëpo disa festës ia bashkangjitën edhe disa të shtëna me armë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrahim Beqiri” në kryeqytet. Atje një person ka gjuajtur me armë.
Siç mëson Sinjali, në vendngjarje Policia i ka gjetur disa gëzhoja dhe është në kërkim të të dyshuarit.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se në lidhje me këtë është hapur rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërsa Policia e Kosovës sot ka dalë me komunikatë, ku ka thënë që 31 dhjetori ka kaluar kryesisht qetë me disa persona të lënduar lehtë si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.