image Gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare, policia arreston dy persona në Ferizaj dhe Shtime

Siguri

Gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare, policia arreston dy persona në Ferizaj dhe Shtime

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për dy raste të ndara në Shtime dhe në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur që të zbulojë vendet dhe personat të cilët kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.

Në cilësinë e provave materiale për këto dy raste, policia njofton se ka sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fishekë.

Në prangat e policisë për këtë rast përfunduan një 39-vjeçar me inicialet I.H. dhe një 26-vjeçar me inicialet F.B.

Pas intervistimit të tyre, prokurori ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohen rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit, të mos lejojnë që “gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak”./Gazeta Sinjali/