Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar tre persona me nga 2 vite e 3 muaj burgim, pasi të njëjtit dyshohen se kanë gjuajtur me armë zjarri nga veturat e tyre në vitin 2019.
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se të akuzuarit me datë 18.11.2019, rreth orës 19:00, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve.
“Të akuzuarit pasi që kishin biseduar përmes telefonit me të akuzuarin L. Q., ky i fundit me të arritur në vendin e ngjarjes, ndal veturën dhe shtënë katër herë me armë-revole të markës “TT”, në drejtim të akuzuarve Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe në momentin kur i njëjti po kthehej për në veturën e tij, të akuzuarit Sh. Xh.(1) dhe Sh. Xh.(2), duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të akuzuarit L. Q., kanë shtënë 3 – 4 herë me revole, të llojit “Zorak” dhe të markës “TT”. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur lëndime në njerëz”.
“Me këtë veprime të akuzuarit Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe L. Q. dyshohet se kanë kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”
Gjykata pasi ka bërë shqyrtimin e të gjitha provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e (3) muaj burgim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./GazetaSinjali/