image Gjobitet me 200 euro shoferi i betonjerkës pasi bllokoi rrugën në Prishtinë

Kosovë

Gjobitet me 200 euro shoferi i betonjerkës pasi bllokoi rrugën në Prishtinë

news image

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës vazhdimisht po i gjobit të gjithë ata që shkelin ligjin dhe nuk i respektojnë rregullat e vendosura, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka treguar se së fundmi është gjobitur një shofer i betonjerkës në vlerë prej 200 eurosh, pasi ishte ndalur në një shirit të trafikut duke e bërë kështu të vështirë qarkullimin e veturave.

“Nuk mund të bllokohet shiriti rrugor, pa leje”, shkroi Tahiri në Facebook.

/Gazeta Sinjali/