image Gjobitet edhe një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve në Ferizaj

Siguri

Gjobitet edhe një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve në Ferizaj

news image

Të martën është gjobitur një kompani pastrimi për mirëmbajten e rrugëve.

Po sot, është gjobitur edhe një kompani tjetër për mirëmbajtjen e rrugëve pasi që disa rrugë lokale në Ferizaj, ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat.

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje pasdite ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme , përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Njoftimi i plotë:

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas disa inspektimeve të rrugëve    lokale në Ferizaj, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat,   nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje pasdite ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme , përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

/GazetaSinjali/