image Gjobiten me mbi 4 milionë euro kompanitë që manipuluan me çmimet e naftës

Kosovë

Vendim/ Gjobiten me mbi 4 milionë euro kompanitë që manipuluan me çmimet e naftës

news image

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka marrë vendim që 14 kompani të gjobiten me mbi 4 milionë euro për shkak të manipulimit me çmimet e naftës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi gjatë një konference për medie.

“AKK-ja ka marrë vendim përfundimtar për çmimet e derivateve të naftës. Hetimi ka nisur në vitin 2019, ku janë nisur dyshimet se operatorët nuk kishin vepruar si në vitin 2018. Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës. Komisioni i autoritetit ka vendosur të shqiptojë gjobë prej 4 milionë e 400 mijë eurosh për 40 kompanive nën hetim”, ka thënë Prestreshi, duke shtuar se kompanitë mund ta bëjnë pagesën e gjobës përmes këstit që këto të hyra hyjnë në buxhetin e shtetit të Kosovës./GazetaSinjali/