image Gjobë prej 500 euro për dy persona që nuk e respektuan masën e vetizolimit

Siguri

Gjobë prej 500 euro për dy persona që nuk e respektuan masën e vetizolimit

news image

Dy persona në zonën e Junikut janë gjobitur me nga 500 euro për shkak të mosrespektimit të masës së vetizolimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me angazhime të shtuara është duke vazhduar zbatimi dhe implementimi i masave kundër Covid-19. Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetë izolim”.

Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim. Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë parandaluese”. thuhet në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/