image Gjobë PDK-së pasi Lushtaku mblodhi qindra simpatizantë në Kodrën e Trimave

Politikë

Gjobë PDK-së pasi Lushtaku mblodhi qindra simpatizantë në Kodrën e Trimave

news image

Mbrëmë Sami Lushtaku nga Partia Demokratike, publikoi në Facebook disa fotografi nga tubimi në Kodrën e Trimave, e ku shiheshin qindra simpatizantë.

Por nuk ka vonuar reagimi i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe kjo parti, u dënua me 2 mijë euro gjobë.

“Përkrahje e jashtëzakonshme edhe në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Mobilizim e entuziazëm i madh në çdo cep të Kosovës. Rimëkëmbja është zgjidhja e vetme për Kosovën”, shkroi mbrëmë Lushtaku.

I menjëhershëm qe reagimi i Adonis Tahirit nga Inspektorati.

Askush mbi ligjin! Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave”, ka shkruar ai.

Gjatë së martës, Tahiri në një përgjigje për Sinjalin tregoi se deri tash, kanë shqiptuar 8 gjoba nga 2 mijë euro që do të thotë 16 mijë euro. Sot iu shtua PDK-së edhe një gjobë. /Gazeta Sinjali/