image Gjoba nga OAK e bën avokatin e Albulena Haxhiut për neuropsikiatër

Drejtësi

Gjoba nga OAK e bën avokatin e Albulena Haxhiut për neuropsikiatër

news image

Avokati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Nasuf Hasani, ka humbur ‘betejën’ me Odën e Avokatëve të Kosovës pas gjobës që mori për shkelje të kodit të etikës. Padia e tij është hedhur si e palejuar, edhe pse Hasani kishte kërkuar aprovimin e kërkesës së tij për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi, raporton Sinjali.

Në propozimin e tij për shtyrjen e këtij vendimi deri në vendosjen përfundimtare lidhur me padinë, Hasani kishte bërë të ditur një fakt sa të rrallë, aq edhe të çuditshëm, e të cilin e përdori edhe si argument për ta bindur Gjykatën që ta shtyjë ekzekutimim e gjobës prej 2 mijë eurove.

Sipas Hasanit, shqiptimi i gjobës nga organet disiplinore të OAK-së, i kishte shkaktuar atij probleme shëndetësore, të natyrës psikiatrike, për të cilat ai ishte detyruar të kërkojë trajtim te neuropsikiatri.

Kështu thuhet në propozim/kërkesën e tij, drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku Hasani pretendon se gjoba i ka shkaktuar çrregullim emocional, prandaj ka marrë terapinë e caktuar nga mjekët e Neuropsikiatrisë për mjë muaj.

Sipas Hasanit, kjo ka ardhur si rrjedhojë e vendimit që ka marrë Oda, ku ai deklaron se nuk është marrë parasysh fare se gjoja se ka vepruar me qëllim të interesit të përgjithshëm.

Por, padia bashkë me propoImin të parashtruara nga avokati i Haxhiut doli se është e huqur dhe u hodh si e palejuar nga Gjykata.

“HUDHET poshtë si e palejuar padia dhe propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve, e paditësit Nasuf Hasani nga Prishtina…, kundër të paditurës Oda e Avokatëve të Kosovës me adresë në Rr.”Bedri Pejani”, nr.31, Prishtinë, nën shenjën A.nr. 1346/22 e datës 21.07.2023”, thuhet në vendim.

Gjykata ka nxjerr edhe arsyetimin, se pse kjo padi është e palejuar.

“Paditësi Nasuf Hasani nga Prishtina, me datë 21.07.2023, ka parashtruar padi dhe propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve në këtë Gjykatë me të cilën ka kërkuar anulimin dhe shtyrjen e ekzekutimin e vendimeve te Komisionit për Ankesa i Odës së Avokatëve të Kosovës me nr. V.KD.nr.18-9/22 i datës 12.04.2023 dhe vendimi me numër V.KA.N.18-4/22 i datës 02.06.2023, për shkak të shqiptimit të gjobës.


E paditura/kundërpropozuesja Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes përfaqësuesit të autorizuar, me përgjigjen e datës 04.08.2023 e ka kundërshtuar në tërësi padinë dhe propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të goditura me padi duke i propozuar gjykatës që padinë ta refuzoj si të pabazuar apo që të njëjtën ta hudhë poshtë si të palejuar. 
Për të vlerësuar lejueshmërinë e paraqitjes së padisë, gjykata iu referua Ligjit për Konfliktet Administrative, përkatësisht nenit 9, nenit 15, paragrafit 1 dhe nenit 34, paragrafit 1 në të cilën përcaktohet si në vijim: “Gjykata në konfliktin administrativ vendos për ligjpublike, vendosin për të drejtat, detyrimet dhe interesat juridike të personave fizikë dhe juridikë në çështjet administrative”, thuhet në arsyetim.

Sipas Gjykatës, bazuar në nenin 15 1. konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet: 1.2. kundër akteve të nxjerra në çështjet rreth të cilave, sipas dispozitës së ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ; Neni 34 1. Gjykata e hedh poshtë padinë me vendim, nëse konstaton se 1.5. është fjala për çështjen për të cilën sipas dispozitës shprehimore të ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ”.

“Më tutje, gjykata iu referua edhe Ligjit me nr.04/L-193 për Avokatinë përkatësisht nenit 55 i cili përcakton se “Apelimi në gjykatën kompetente Kundër vendimit të shkallës së dytë përkatësisht përfundimtar, me të cilin është shqiptuar masa disiplinore-humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet, humbjes së të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej pesë (5) vjet gjer në dhjetë (10) vjet apo të humbjes së përhershme të së drejtës për ushtrim të avokatisë apo shlyerje nga regjistri i praktikantëve prej gjashtë (6) muajsh gjer në tre (3) vjet, si dhe shlyerja e përhershme nga regjistri i praktikantëve, mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente”. Në këtë drejtim, duke marrë parasysh që ndaj paditësit është shqiptuar masa disiplinore e gjobës, dhe jo ndonjëra nga masat disiplinore të përcaktuara me nenin 55 të Ligjit me nr.04/L-193 për Avokatinë, gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për fillimin e konfliktit administrativ dhe për goditjen e aktit administrativ të kundërshtuar me padi”, thuhet në arsyetim.

Ndryshe, në vendimin e lëshuar nga OAK-u, thuhet se avokati Hasani u dënua me 2 mijë euro gjobë për shkeljen e rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë. Sipas vendimit, në një mbledhje që po mbahej dhe po transmetohej drejtpërdrejt në ‘Facebook’ në faqe zyrtare të OAK-ut, iu drejtua kryetarit të këtij institucioni, Behar Ejupit, duke i thënë se “ke rrejt, edhe fort bile”.

Sipas vendimit, me këto veprime Hasani ka dëmtuar autoritetin, imazhin e prestigjin e avokatisë.

Hasani në mes të korrikut pati njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratës së tij se ministrja Haxhiu e ka urdhëruar Prokurorin Maloku që ta arrestojë avokatin.

Në fillim të korrikut, ministrja Haxhiu pati takuar avokatin Hasani me disa kolegë të tjerë. Hasanin e kishte ulur në kolltukun më të afërt. Një ditë pas këtij takimi, i njëjti u deklarua se Oda e Avokatëve të Kosovës është “organizatë kriminale”.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për momentin, nuk dallon asgjë prej një organizate kriminale, prandaj ekzistojnë këto dukuri!”, shkroi ai në një koment në ‘Facebook’.

/GazetaSinjali/