image “Gjithmonë do të jesh me mua bija ime”, postimi prekës i babait për vajzën nga Kaçaniku që vdiq në aksident

Sociale

“Gjithmonë do të jesh me mua bija ime”, postimi prekës i babait për vajzën nga Kaçaniku që vdiq në aksident

news image

Ka ndërruar jetë Laura Zharku, një vajzë e re nga Kaçaniku.

Ajo ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën “Arbën Xhaferi”, pak kilometra larg Ferizajt.

Kurse, sot një postim e ka bërë edhe babai i saj Ilaz Zharku, i cili ka treguar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot.

Gjithmonë do të jesh me mua bija ime Laura. Njoftojmë të gjithë se pas një aksidenti tragjik nuk mundi t’i shpëtoj dhimbjeve vajza ime e dashur Laura. Varrimi bëhet pas namazit të ikindis në varrezat e qytetit”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/