image Gjithçka që u bë sebep për suspendimin e kapitenit të Policisë në Mitrovicë të Veriut

Siguri

Gjithçka që u bë sebep për suspendimin e kapitenit të Policisë në Mitrovicë të Veriut

news image

Drejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga detyra e tij për shkak të mospërfilljes së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpërndarjen e fletëve qortuese për shoferët që lëvizin me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se arsyet që çuan në suspendimin e Gjuriq janë deklaratat e tij publike në praninë e zyrtarëve të partisë Lista Serbe dhe thirrjes për moszbatimin e vendimit të Qeverisë për targat.

Ai dyshohet se me veprimet e tij ka kryer edhe shkelje të rëndë disiplinore, duke nxitur punonjësit tjerë të Policisë së Kosovës të mos zbatojnë vendimin e Qeverisë.

/GazetaSinjali/