image Policia e Kosovës pajiset me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, shpërndahen edhe në veri

Siguri

Policia e Kosovës pajiset me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, shpërndahen edhe në veri

news image

Policët e Kosovës janë pajisur me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, falë një projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

E një pjesë e këtyre kamerave të cilat i ka pranuar Policia e Kosovës, do të shpërndahen edhe në veri të vendit. Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, e publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit./EO/

/GazetaSinjali/