Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, të nacionalitetit serb, janë prangosur sot në Veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se bëhet fjalë për një toger, një rreshter dhe një zyrtar policor.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar raportimet e Gazetës Sinjali për aksionin e sotëm në Veri.
PSRK njofton se zyrtarët policorë dyshohen për: “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”./Gazeta Sinjali/