Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur rreth betejës së saj me ankthin. 31-vjeçarja tregoi se problemet me ankthin filluan kur nëna e saj ishte sëmurë me kancer.
“Shkova te mjekët. Unë mendoja se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi”, tha ajo.
“Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë”, tha Rita Ora.
“Unë nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”, shtoi ajo.