Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Gjira Kajtazi, ka vendosur të tregojë se përse nuk po i publikon këngët me klipe, si dhe pse nuk pranon të jap intervista.
Artistja këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjira në këtë postim ka treguar se muzikën e ka vetëm si hobi dhe se nuk e ka për përfitime materiale, si dhe se nuk dëshiron të dalë nga vetja për të realizuar klipe për projektet e saj.
“E kam kuptuar për vete që nuk di me u përshtatë edhe thjesht nuk mundem me dalë jashtë vetës. Jam shumë rahat me mënyrën se si kam vendos ta kultivoj dhe promovoj veten”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Më tutje Gjira i ka lutur fansat që të mos e krahasojnë me të tjerët pasi që sipas saj nuk ka investuar aq sa ka mundur, e sa ka pasur kapacitet për muzikë.
Kujtojmë se dje Gjira publikoi këngën e re “Pikë në zemër”, e cila u mirëprit nga fansat e muzikës së saj./Gazeta Sinjali/