image Gjini për vdekjen e drejtorit të QKMF-së nga koronavirusi: Jam thellësisht i prekur

Sociale

Gjini për vdekjen e drejtorit të QKMF-së nga koronavirusi: Jam thellësisht i prekur

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vdekjes së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Kujtim Zararit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjini thotë se është thellësisht i prekur për vdekjen e 51-vjeçarit dhe se vdekja e mjekut është humbje e madhe për të gjithë.

“Një doktor i ndershëm dhe i palodhur, i cili na shërbeu gjatë tërë jetës së tij. Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne, e cila urojmë të jetë e fundit”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i Gjakovës thotë se përpjekjet e stafit shëndetësor për kolegun e tyre kanë qenë të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht Zarari humbi betejen kundër koronavirusit.

Gjini ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zarari, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Me këtë rast, kreu i Gjakovës ka apeluar për kujdes të shtuar.

“Respektoni të gjitha rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm. Të ruajmë jetën tonë dhe më të dashurve tonë. Nderim i përhershëm për Dr. Kujtim Zarari”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10158300244311005&id=676666004