Kryetari i komunës së së Gjakovës Ardian Gjini, ka mbledhur sot shtabin emergjent, me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës e po ashtu edhe kanë përcaktuar veprimet e ditëve të ardhshme.
Kryetari Gjini bashkë me bashkëpunëtorët e tij gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për tu njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhen.
Po ashtu Gjini ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.