Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është operuar me sukses.
Gjimshiti theu dorën derisa përfaqësonte Kombëtaren e Shqipërisë, në përballjen ndaj Hungarisë.
Atalanta ka konfirmuar që Gjimshiti është operuar me sukses dhe do mungojë një muaj.
“Futbollisti Berat Gjimshiti kreu me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në parakrahun e majtë. Në disa ditë, mbrojtësi do vazhdojë stërvitjen, maksimumi i rikthimit është 30 ditë”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, tani si pasues i Gjimshitit te Atalanta pritet të jetë Jose Palomino. /Gazeta Sinjali Sporti/