image Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës, Prishtina deklason Feronikelin, kurse Ballkani e Malisheva ndahen në paqe

Futboll

Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës, Prishtina deklason Feronikelin, kurse Ballkani e Malisheva ndahen në paqe

news image

Ka përfunduar edhe xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Në këtë javë është zhvilluar derbi më i madh lokal në vendin tonë.

Gjilani e ka mposhtur Dritën si vendase në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 0-2.

Takim i zhvilluar në Prishtinë u përmbyll me fitoren e skifterëve, pas golit fantastik nga gjuajtja e lirë prej Gerhard Prognit në të 66-ën minutë dhe të Shend Kelmendit nga kundërsulmi në minutën e 89-të.

Me këtë fitore mysafirët ngritën në pozitën e pestë me nëntë pikë, derisa intelektualët kanë 11 pikë në vendin e tretë.

Ndeshje tjetër e ditës ishte ajo mes Feronikelit e Prishtinës, me kampionët në fuqi që arritën të deklasojnë vendasit me rezultat 0-4.

Kjo fitore e bardhëekaltërve i largoi nga zona e kuqe, ku me tetë pikë janë në pozitën e gjashtë, kurse Industrialistët kanë gjashtë pikë në pozitën e shtatë.

Duel interesant ishte edhe mes Ballkanit e Malishevës, që përfundoi baras 0-0.

Dy skuadrat në fjalë kryesojnë në elitën e futbollit kosovar, me Ballkanin që ka 12 pikë në krye, kurse Malisheva me 11 pikë si e dyta. /Gazeta Sinjali Sporti/