Komuna e Gjilanit ka pranuar sot një aparaturë moderne të testimit për COVID-19 nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, Haziri këtu ka njoftuar për situatën e përgjithshme të gjendjes në të cilën është Gjilanit si dhe për sfidat e pandemisë COVID-19.
“Me kapacitetet profesionale tё mjekёve, angazhimin institucional nga tё gjitha nivelet dhe me mbёshtetjen e gjërё qytetare, ёshtё menaxhuar nё vazhdimёsi pandemia globale, e cila ishte sfidё globale. Sot kemi tre miq qё i japin vazhdimisht mbёshtetje Gjilanit nё luftёn anti-Covid-19. Laboratori dhe investimet qё Komuna ёshtё duke i bёrё, janё gjithmonё nё funksion tё kushteve mё tё mira dhe qasje mё tё shpejtё pёr pacientёt. Gjilani pa COVID ёshtё kur tё kryhet vaksinimi, por deri atёherё, maska, higjiena dhe zbatimi i rekomandimeve tё shtetit janё detyrё e tё gjithё neve pёr t’u mbrojtur”, ka thёnё kryetari Lutfi Haziri.
Ambasadori i Anglisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thёnё se po jetojmё nё njё kohё sfiduese kёtu nё Kosovё dhe nё gjithё botёn nё pёrballjen me virusin.
“Jam i lumtur qё jam sot në Gjilan për ta parë angazhimin maksimal qё behёt nё institucionet shёndetёsore. Nё bashkёpunim me OKB nё Kosovё dhe me partnerёt e shumtë, jemi duke punuar pёr tё parandaluar Covid-19 dhe njёkohёsisht pёr tё krijuar kushte mё tё mira pёr stafin qё kujdeset vazhdimisht pёr shёndetin publik. Pёrmes kёtij projekti ne po mbёshtesim Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik nё Gjilan me aparaturёn-laboratorin pёr testimin e popullatёs. Do tё vazhdojmё edhe mё tutje angazhimin qё tё bёjmё punё tё mira sё bashku pёr jetё mё tё mirё tё qytetarёve”, ka thёnё mes tjerash ambasadori Abbott.
Nё fund tё vizitёs ёshtё pёrcjellur nga afёr puna qё bёhet nё kёtё qendёr dhe nё aparaturёn shendetёsore e cila ёshtё dhuruar pёr Gjilanin dhe qytetarёt e saj.