image Gjilani po u bën kontrolle personave që vijnë nga Ferizaj, Prishtina, Vitia e Topanica

Kosovë

Pandemia/ Gjilani po u bën kontrolle personave që vijnë nga Ferizaj, Prishtina, Vitia e Topanica

news image

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo komunë është duke u bërë kontrolle personave të cilët duan të hyjnë në Gjilan dhe vijnë nga Ferizaj, Prishtina e Topanica.

Ismajli ka njoftuar se kjo gjë po bëhet për shkak të masave për mos përhapjen e virusit.

“Qytetarët që vinë nga këto vende, Ferizaji, Prishtina, Vitia e Topanica, do t’i bëhet kontrolli i vlerësimit për hyrje në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet si masë shtesë e ruajtjes së qytetarëve, nga rritja potenciale e kësaj pandemie”, u shpreh Ismaili.

Ai gjithashtu ka theksuar se fatkeqësisht nuk ka ende të shëruar nga komuna e Gjilanit dhe qytetarët duhet t’i ndjekin udhëzimet e IKSHPK-së./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2498449263819273&set=a.1433752763622267&type=3