Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo komunë është duke u bërë kontrolle personave të cilët duan të hyjnë në Gjilan dhe vijnë nga Ferizaj, Prishtina e Topanica.
Ismajli ka njoftuar se kjo gjë po bëhet për shkak të masave për mos përhapjen e virusit.
“Qytetarët që vinë nga këto vende, Ferizaji, Prishtina, Vitia e Topanica, do t’i bëhet kontrolli i vlerësimit për hyrje në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet si masë shtesë e ruajtjes së qytetarëve, nga rritja potenciale e kësaj pandemie”, u shpreh Ismaili.
Ai gjithashtu ka theksuar se fatkeqësisht nuk ka ende të shëruar nga komuna e Gjilanit dhe qytetarët duhet t’i ndjekin udhëzimet e IKSHPK-së./ Gazeta Sinjali/