image Gjilani e Drita i ndajnë pikët, Prishtina vazhdon rrugëtimin drejt titullit, Feronikeli bën hap para mbijetesës

Futboll

Gjilani e Drita i ndajnë pikët, Prishtina vazhdon rrugëtimin drejt titullit, Feronikeli bën hap para mbijetesës

news image

Ka filluar java e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll me tri ndeshje interesante, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja kryesore kësaj xhiroje u zhvillua në Gjilan, ku derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa fitues 1-1.

Ky barazim më së shumti përshtati i shkoi Prishtinës, të cilët e mposhtën Besën me lehtësi 3-0, duke i ikur Dritës me pikë në garën për titull.

Ndeshje tjetër interesante u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli e mposhti Trepçën’89 me rezultat të pastër 3-0, në derbin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Pas këtyre ndeshjeve ka ndryshime edhe në renditjen tabelore, ku Drita pas barazimit me Gjilanin mbetet në pozitën e dytë, mirëpo rivali për titull Prishtina i ik tre pikë më shumë, “Intelektualët” kanë 69 pikë, ndërsa kryeqytetasit kanë 72 sosh.

Ndryshim në renditje ka te dy skuadrat që u përballen në Drenas, skuadra e Feronikelit u ngrit në pozitën e gjashtë me 38 pikë, ndërsa mitrovicasit zbriten në pozitën e tetë me 36 pikë.

Ndryshim nuk kanë pësuar dy skuadrat që tashmë e disa xhiro i kanë të qarta objektivat, me Gjilanin që e ka të sigurt pozitën e katërt me 48 pikë dhe Besa që pas humbjes nga Prishtina vazhdon t’i përjetojë ndeshjet e fundit në Superligës, pasi që tanimë janë të rënë nga Superliga.

Nesër në program do të jenë dy takimet e tjera në elitën e futbollit kosovar:

Ballkani – Arbëria 15:00

Drenica – Llapi 15:00.

/Gazeta Sinjali Sporti/