COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Gjilani bëhet gati për rifillimin e transportit ndërurban

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli, kanë pritur në takim përfaqësues të shoqatës së transportit të udhëtarëve “Anamorava”, të cilët përfaqësoheshin nga kryetari i saj, Rexhep Sejdiu.

Në këtë takim u konfirmua se Komuna e Gjilanit bashkë me ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe operatorët, janë të gatshëm për të filluar me operimin e transportit ndër-urban.

Haziri, pohoi se janë në pritje të subvencionimit nga ana e Qeverisë për kompanitë e transportit të udhëtarëve, pasi sipas tij, ata po përballen me vështirësi në operim./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: