Gjilani ka arritur që shpejt ta barazojë rezultatin në ndeshjen kthyese që është duke e zhvilluar ndaj Liepajas në Letoni.
Vendasit kaluan në epërsi përmes penalltisë në minutën e 49-të.
Të shpejtë ishin gjilanasit të cilët barazuan rezultatin në 1-1 në minutën e 51-të me anë të Blerim Krasniqit.