Disa persona dyshohet se kanë hedhur bomba në shtëpinë e një gjilanasi mbrëmë rreth orës 21:00.
Gjilanasi ka raportuar në policia se dy mjete shpërthyese (dyshohet granata dore) janë hedhur dhe kanë shpërthyer në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga shpërthimi i tyre, gjilanasit i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të Policisë.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/