Një person ka sulmuar fizikisht prindin e tij dje në Gjilan.
Sipas deklaratës së prindit, djali i tij ka probleme mendore.
Policia njofton përmes raportit 24 orësh se me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili e kishte sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore , është i rrezikshëm dhe përsëritës i dhunës në familjen e tij. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Sinjali/