image Gjilan, një person tentoi të blejë naftë me para që dyshohen si të falsifikuara, hapet rast në polici

Kosovë

Gjilan, një person tentoi të blejë naftë me para që dyshohen si të falsifikuara, hapet rast në polici

news image

Një rast i falsifikimit me para raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Bresalcë të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në një pompë të benzinit, ka ardhur një person i panjohur për të blerë naftë me para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vlerave e parave është 50 euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar monedhën e dyshuar si të falsifikuar.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti iniciohet si “Falsifikim i Parasë” për hetime të mëtutjeshme.

/Gazeta Sinjali/