Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se nga data 11.02.2022 e deri më 17.02.2022 në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 15 aksidente.
Po ashtu, kjo drejtori ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 14 patentë shofer, për tejkalim në vijë të plotë, tejkalim të shpejtësisë dhe shkaktim i aksidentit, raporton Gazeta Sinjali.
Kurse, 62 gjoba janë shqiptuar ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke e përdorur telefonin gjatë vozitjes.
“NJRKRr duke u bazuar në planifikimin e punës po ashtu ka implementuar Planin Operativ “Telefonat celular”. Gjatë javës janë shqiptuar 62 gjoba ndaj vozitësve që janë hasur në rrugë duke përdorur telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.