image Gjilan/ Eskalon mosmarrëveshja, një person e godet policin me shishe të birrës në kokë

Siguri

Gjilan/ Eskalon mosmarrëveshja, një person e godet policin me shishe të birrës në kokë

news image

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me një person tjetër ku gjatë ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari e ka goditur me shishe të birrës në kokë zyrtarin policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 22:00 në kafenen “Mono”.

Siç ka mësuar Sinjali, me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente./Gazeta Sinjali/