Një grua është duke u kërkuar nga policia pasi që e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo dyshohet se ka goditur me veturë një femër dje rreth orës 14:00, në Gjilan dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Për shkak të lëndimeve që i ka pësuar, këmbësorja është duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Gjilanit./Gazeta Sinjali/