image Gjiko bën veprimin e dënueshëm me burgim në dasmën e vëllait

Bota e Yjeve

Video/ Gjiko bën veprimin e dënueshëm me burgim në dasmën e vëllait

news image

Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik si Gjiko, ka bërë një veprim të dënueshëm me ligj.

Rep-artisti siç duket martesës së vëllait, producentit gjithashtu të njohur, Arbër Gjikolli, i është gëzuar aq shumë, sa që ka vendosur të gjuajë me armë zjarri. Madje, këtë veprim ai e ka publikuar vetë në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.

U trashëgofshit”, është mbishkrimi që Gjiko ka vendosur sipër videos, në të cilën shihet duke gjuajtur me armë së bashku me një person tjetër.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kryerja e veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, parasheh dënim me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, thuhet në KPRK.

Kur armët përdorën nëpër ahengje familjare, zakonisht Policia e Kosovës intervenon për t’i sekuestruar armët dhe shoqëron në stacionin e policisë personat që gjuajnë me armë zjarri. Arrestimit për të shtëna me armë në disa raste nuk i kanë shpëtuar madje as nikoqirët e dasmave.

Nuk dihet nëse këtë video të rep-artistit e ka parë Policia e Kosovës dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë masë ndëshkuese për të./Gazeta Sinjali/