Rep-artisti i njohur shqiptar Gjiko, së fundmi ka nisur pushimet së bashku më bashkëshorten, Elita Rudin dhe djalin, Zëri.
Familja Gjikolli kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në shtetin e Turqisë, transmeton Sinjali.
Disa pamje nga këto pushime i ka publikuar vetë rep-artisti në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 623 mijë ndjekës.
Së fundmi në po këtë rrjet social, Gjiko ka publikuar disa video në të cilat shihet duke i kënduar djalit, ku i njëjti nuk kalojnë shumë minuta bie në gjumë.
Kujtojmë që çifti u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Zëri më 20 shkurt të këtij viti.
Ndryshe, Gjiko ka qenë tejet aktiv në sezonën e verës me koncerte dhe projekte muzikore, ndërsa Elita ka qëndruar larg ekranit, duke i kushtuar kujdes të veçantë djalit./Sinjali/