image Gjiganti spanjoll interesohet për Lacazetten

Futboll

Gjiganti spanjoll interesohet për Lacazetten

news image

Klubi spanjoll Atletico Madrid dëshiron blerjen e Alexandre Lacazette.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Los Colchoneros po konsideron transferimin e Lacazette gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi spanjoll prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi tipik, dhe duket se i ka vënë syrin futbollistit të Arsenalit.

Në anën tjetër raportohet se “Topçinjtë” nuk llogarisin më në sulmuesin francez dhe janë të hapur për shitjen e tij për një ofertë rreth 15 milionë euro.

Trajneri i kampionëve të Spanjës është një admirues i lojës së 29-vjeçarit dhe po kërkon me çdo kusht ta ketë në ekip. /Gazeta Sinjali Sporti/