image Gjenden mbetje mortore në Prizren, policia jep detaje

Siguri

Gjenden mbetje mortore në Prizren, policia jep detaje

news image

Dje në fshatin Planejë e Hasit në Prizren nga njësitet e FSK-së është bërë një tërheqje e mjetit të dyshuar të pashpërthyer, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, në të njëjtën ditë, rreth orës 12:30, nga Policia e Kosovës, siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, është bërë tërheqja e skeleteve që dyshohet të jenë skelet njeriu.

Lidhur me këtë rast, Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e PK-së në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se ky rast është vazhdimësi e punës që ka filluar që një kohë.

“FSK-ja dhe Policia e Kosovës dhe njësitet për krime të luftës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyer nga ajo shpellë dhe në mënyrë të kontrolluar është bërë edhe vlerësimi i tij. Ndërsa, mbetjet të cilat janë gjetur janë marrë nga ekspertët për krime lufte dhe rasti është duke u hetuar nga këto njësi”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/