image Gjermania triumfon ndaj Portugalisë, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë gola

Futboll

Gjermania triumfon ndaj Portugalisë, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë gola

news image

Gjermania e ka mposhtur Portugalinë në duelin e ditës në Grupin F, shkruan Sinjali Sport.

Ky takim u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munichut dhe Gjermani triumfoi me rezultat  2-4.

Portugalia kaloi në epërsi në minutën e 15-të me anë të kapitenit Cristiano Ronaldo, i cili realizoi pas asistimit të Diogo Jotas.

Gjermania barazoi rezultatin me autogolin e Ruben Dias në minutën e 35-të.

Raphael Guerreiro shënoi autogol, për ta kaluar Gjermaninë në epërsi.

Kai Havertz shënoi më në fund pas dy autogolave të parë nga mbrojtësit portugez.

Robin Gosens u përkujdes për golin e katërt, pas asistimit të Kimmich.

Diogo Jota realizoi në portën e Neuerit, pas asistimit të Cristiano Ronaldos, duke qenë kjo e tëra në këtë përballje.

Gjermania barazohet me pikë me Portugalinë me nga tre pikë në Grupin F dhe vetëm Franca është para tyre me katër pikë, ndërsa Hungaria me një. /Gazeta Sinjali Sport/