Gjermania e ka mposhtur Portugalinë në duelin e ditës në Grupin F, shkruan Sinjali Sport.
Ky takim u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munichut dhe Gjermani triumfoi me rezultat 2-4.
Portugalia kaloi në epërsi në minutën e 15-të me anë të kapitenit Cristiano Ronaldo, i cili realizoi pas asistimit të Diogo Jotas.
Gjermania barazoi rezultatin me autogolin e Ruben Dias në minutën e 35-të.
Raphael Guerreiro shënoi autogol, për ta kaluar Gjermaninë në epërsi.
Kai Havertz shënoi më në fund pas dy autogolave të parë nga mbrojtësit portugez.
Robin Gosens u përkujdes për golin e katërt, pas asistimit të Kimmich.
Diogo Jota realizoi në portën e Neuerit, pas asistimit të Cristiano Ronaldos, duke qenë kjo e tëra në këtë përballje.
Gjermania barazohet me pikë me Portugalinë me nga tre pikë në Grupin F dhe vetëm Franca është para tyre me katër pikë, ndërsa Hungaria me një. /Gazeta Sinjali Sport/