image Rohde: Kosova përket në Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian

Politikë

Rohde: Kosova përket në Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde ka theksuar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Qëndrimi i Gjermanisë është, ju i përkisni BE-së, ju i përkisni Këshillit të Evropës. Gjermania dëshiron të jetë tifoz i Kosovës dhe t’i bind vendet mosnjohëse që ta mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por që të jesh tifoz duhet t’i bësh detyrat e shtëpisë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Rohde më tej ka theksuar se Gjermania dëshiron të përshpejtoj procesin që Kosova të bëhet pjesë e infrastrukturës evroatlantike dhe në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Jemi duke punuar në të gjitha frontet, tha ambasadori Rohde gjatë një panel diskutimi për rrugën e Kosovës drejt BE-së me studentët.

Duke pasur parasysh se regjimi i vizave izolon Kosovën, ambasadori Rohde nënvizoi se pas miratimit të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, kosovarët më në fund do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë deri më 1 janar 2024.

“Liberalizimi i vizave nuk do t’u japë mundësi vetëm kosovarëve të udhëtojnë lirshëm si turistë, por do të jetë nxitje edhe e bashkëpunimit ekonomik dhe studentëve”, tha Rohde.

/GazetaSinjali/