image Gjermania: Marrëveshja e re bërthamore nuk mund të vonohet më shumë

Botë

Gjermania: Marrëveshja e re bërthamore nuk mund të vonohet më shumë

news image

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka porositur Iranin të veprojë më shpejt dhe të zgjidhë të gjitha çështjet për të arritur marrëveshje që ringjall paktin bërthamor të vitit 2015, të cilin Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

“Ajo çfarë duam të shohim është arritja e një marrëveshjeje në Vjenë”, u tha Scholz gazetarëve sot, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin izraelit.

“Tani është koha për të marrë një vendim. Kjo gjë nuk mund të shtyhet më”.

Irani ka nënshkruar marrëveshjen fillestare me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën.

Më 26 shkurt, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka thënë në Twitter se Teherani është duke “analizuar seriozisht një marrëveshje të re”.

Irani ka mohuar se synon të ketë armë bërthamore dhe hedh poshtë pretendimet se mbështet terrorizmin.

/GazetaSinjali/