image Gjermania ka një thirrje të rëndësishme për BE-në lidhur me Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit

Evropë

Gjermania ka një thirrje të rëndësishme për BE-në lidhur me Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit

news image

Gjermania dhe Austria u kanë bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropian të përshpejtojnë hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor për të shmangur rritjen e influencës së Rusisë dhe Kinës në rajonin tonë.

“Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor vulnerabël dhe të hapur ndaj influencës nga një palë e tretë”, tha kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz .

Homologu austriak nga ana tjetër, Karl Nehammer, deklaroi se BE duhet të shkojë përtej fjalëve.

“Nuk na duhen vetëm fjalimet për perspektivat e mundshme evropiane, por tani duhet ta realizojmë këtë. Nëse nuk bëhen përparime të shpejta ky rajon mund të bëhet zonë influence e Rusisë dhe Kinës, tha ai.

Në Ballkanin Perëndimor vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova janë si kandidatë “potencialë” ende larg anëtarësimit. Me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bisedimet duhet të kishin filluar prej kohësh, por hapja e tyre ka dështuar vazhdimisht prej rezistencës së vendeve të ndryshme anëtare të BE-së.

Scholz kërkoi që të fillojnë bisedimet me këto dy vende, duke ndjekur të njëjtën frymë si edhe paraardhësja e tij Angela Merkel, që është angazhuar fort prej vitesh për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe ne në BE duhet të çojmë përpara reformat institucionale, për të qenë edhe vet të aftë të zgjerojmë BE-në”, shtoi Scholz.

Nehammer iu referua “zonave të mëdha të influencës së Federatës Ruse” në Ballkanin Perëndimor. Nisur nga “interesi gjeostrategjik” është e rëndësishme dhe e drejtë, që “ne vërtetë (…) të vihemi në lëvizje dhe t’u ofrojmë vërtetë njerëzve perspektivën frytdhënëse”. Për këtë ai tha, se do të angazhohet për të bindur “skeptikët” brenda BE-së.

“Pohimi i qartë, që Ballkani Perëndimor i përket Europës, tani duhet edhe të jetësohet”, tha Nehammer.

/GazetaSinjali/